Prej disa ditësh, situata e menaxhimit të mbetjeve urbane është tërësisht jashtë kontrollit.

Në të gjitha venddepozitimet e mbeturinave duken “malet” me plehra të pa tërhequra prej ditësh.

Siç duket qartë nga pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm, Sokrat Toçi, produktet ushqimore tregtohen shume pranë mbeturinave urbane duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin e popullatës.

Ndërkohë pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana teksa pranoi situatën e rëndë që ishte krijuar me menaxhimin e mbeturinave urbane, deklaroi se deri të martën institucioni që ai drejton do të nënshkruaj një marrëveshje të re me landfillin e Sharrës, pasi ajo që kanë pasur më parë ka përfundur më datën 18 gusht.