Një aksident ka ndodhur pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një autoambulancë është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Në momentin e aksidentit, brenda autoambulancës ndodhej një paciente nga Berati, e cila po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermierja.
Si pasojë e përplasjes, pacientja me infermieren kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me një tjetër autoambulancë për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa në zonë është krijuar trafik i rënduar deri te Mali i Robit.