Një kamion është përmbysur në aksin Plepa-Kavajë duke bllokuar trafikun për mbi gjysëm ore.

Siç duket edhe nga fotoja që po publikon “DurrësLajm”, kamioni është përmbysur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Paraprakisht mësojmë se aksidenti ka ndodhur për shkak se mjetit të tonazhit të rëndë i ka plasur një gomë.  

Nuk dihet nëse shoferi i mjetit ka mbetur i lënduar nga aksidenti.

Një varg i gjatë automjetesh është krijuar në këtë aks, ndërkohë që pritet lëvizja e mjetit të tonazhit të rëndë për të normalizuar trafikun. Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Policisë Rrugore.