Uji ka hyrë deri në 20 cm brenda disa shtëpive në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Shumë nga banorët deklarojnë se kanë dëme të konsiderueshme në orenditë dhe pajisjet shtëpiake, ndërsa thonë se deri më tani autoritetet nuk kanë bërë verifikimin e dëmeve.

Situata mbetet kritike, ndërsa shumë prej banorëve të përmbytur kanë larguar fëmijët dhe të sëmurët tek të afërmit që jetojnë në lagje të tjera, sepse e kanë të pamundur të jetojnë mes ujit.