Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Jemenit, me një varkë të mbushur me emigrantë që është përmbytur nga erërat e forta, e cila kishte rreth 260 persona. Autoritet bëjnë me dije se të paktën 49 njerëz kanë vdekur, teksa 140 të tjerë janë zhdukur.

Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se po ofronte ndihmë për 71 të mbijetuar, tetë prej të cilëve janë dërguar menjëherë në spital.

Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se ata në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.

Në një deklaratë të martën, zëdhënësi i IOM-it, Mohammedali Abunajela tha: “Kjo tragjedi e fundit është një tjetër kujtesë e nevojës urgjente për të punuar së bashku për të adresuar sfidat urgjente të migracionit”.