Një shqiptare ka humbur jetën në Gjermani si pasojë e motit të keq që prej ditësh ka ‘pushtuar’ kete vend.

Mësohet se ka mbetur e vdekur Vanesa Koxha, nga Kaçaniku i Kosovës.

Lajmim e trishte e ka dhënë një familjar i saj,  i cili njofton se ajo ka humbur jetën si pasojë e furtunës që goditi Gjermaninë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu në Gjermani”, ka shkruar Emin Koxha.

Si pasojë e përmbytjeve në Gjermani ku deri më tani kanë mbetur të vdekur më shumë se 150 persona, ka humbur jetën edhe një çift nga Peja.