Arrestohet një 35-vjeçar nga Durrësi pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë të re dhe familjen e saj.
Policia raporton se u vu në pranga shtetasi me iniciale M.C., 35 vjeç, banues në Durrës.
Sipas kallëzimit të bërë, ai ka përndjekur një 23-vjeçare nga Xhafzotaj bashkë me familjen e saj.