Autoritetet në Pogradec kanë vënë në pranga një 49-vjeçar me inicialet Gj.B., për veprën penale “Përndjekja dhe “Ngacmimi seksual”. Dyshohet se 49-vjeçari ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.