Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

I riu dyshohet të ketë përndjekur një vajzë të mitur, ndërsa kallëzimi në organet e rendit është bërë nga nëna e vajzës.

“Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase, se 29-vjeçari ka përndjekur vajzën e saj të mitur”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.