Përplasen dy automjete në zonën e ish-Kënetës në Durrës, rëndohet trafiku.

Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme material, por jo të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë nisur verifikimet e para për të zbuluar shkakun e përplasjes. Ditët e para të muajit gusht është vënë re një trafik mjaft I rënduar në rrugët e Durrësit.

Kthimi i mijëra emigrantëve në atdhe dhe shtimi në mënyrë të ndjeshme i numrit të pushuesve kosovarë dhe nga trevat e tjera shqipfolëse ka rritur numrin e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Durrësit duke shkaktuar rradhë të gjata automjetesh dhe vonesa në mbërritjen në destinacion.