Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku dy mjete tip “Wolksvagen Golf” janë përplasur me njëri-tjetrin kokë më kokë.

Njëri prej mjeteve, konkretisht ai ngjyrë gri siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, ka përfunduar në kanal nga përplasja e fuqishme.

Aksidenti mund të kishte rezultuar fatal, por fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në njerëz, pasi në mjetin që përfundoi në kanal ndodheshin edhe dy minorenë.

Nga informacionet që mëson “DurrësLajm”, dy drejtuesit e mjeteve bashkë me pasagjerët janë transportuar në spital, por ndodhen të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në rrugën dytësore që shkon drejt kampusit të UAMD-së, teksa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.