Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, në lagjen nr.15, janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2021, rreth orës 13:50, në lagjen nr.15 Durrës, janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.