Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përplasur sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.
Përplasja e dy mjeteve ka qenë aq e fuqishme sa njëri prej tyre është kthyer në krah të kundërt dhe trafikndarësja është shkatërruar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur lirimin e trafikut, i cili është rënduar deri në Maminas.
Nuk raportohen persona të lënduar.