Një automjet është përplasur me një motor rreth një orë më parë në Kullë të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, raportohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, 21-vjeçari M.H.

Ai është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.