Mbrëmjen e djeshme një 52-vjeçar është përplasur për vdekje nga një 20-vjeçar në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ku i riu me iniciale B.H. përplasi këmbësorin me një makinë të tipit “Range Rover”.

52-vjeçari u transportua në spital, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë 20-vjeçari nga Mbrostar Ura është vënë në prangat e policisë.