Alket Islami, babai i konkurrentit të ri në shtëpinë e Big Brother Vip, Xhonatanit ka folur për përplasjen e djalit të tij me Luizin.

Ai e vlerësoi të drejtë sjelljen e të birit që u ngrit për të liruar shtratin duke qenë se sipas tij Luizi kishte qenë i provokuar edhe nga një informacion i rremë që Armaldo i kishte dhënë teksa ai ndodhej në dhomët e bebes.

Në lidhje me dënimin e djalit të tij për futjen e informacioneve nga jashtë, Alketi e cilësoi të gabuar gjestin e të birit, duke thënë se nuk duhet të kishte informuar Olta Gixharin nëse ishte mirë apo keq në lojën e saj brenda formatit duke i dhënë të drejtë produksionit për dënimin.

“Që ditën e parë kur Xhoni hyri brenda në atë shtëpi të madhe më bëri përshtypje me fluturimin natën. Kur shkova në shtëpi kam parë vetëm tre vetë. Një polic rendi dhe dy që po vraponin për të kapur Big Brother. Të gjithë shqiptarët po e ndjekin me kërshëri. Shoh një arrogancë dhe zhurmë shumë të madhe brenda. Aty duhet të ketë një festë. Pse duhet njerëzit të shikojnë drejt kësaj.

Pjesa që mua më ka ngelur në brenda është ajo e rrjedhjes së informacionit. Është si puna e futbollit me sistemin var. Jam dakord me produksionin sepse Xhoni për mua nuk duhet të thoshte asnjë lloj informacioni. Qoftë je mirë apo keq. Pjesa tjetër që nuk më erdhi mirë ishte pjesa e krevatit. Ka tre katër derivate situatash. Arbri tha nuk do kisha luajtur nga vendi. Nëse ndodhte kjo, Luizi mund të konfrontohej. Djali im është i qetë ose merr flakë dhe mund të kishim reaksion dinamik.

Varianti tjetër ishte të çohej dhe të thotë kujt i flet ti kështu. Luizi erdhi i karikuar. Maestro shkon i thotë në derë Luizit dhe i thotë ka ardhur një djalë dhe i rriti moshën djalit duke thënë 32-vjeç”, deklaroi Alket Islami.