Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë, në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Maminasit.

Siç duket nga pamjet filmike që po publikojmë, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke marrë dëmtime të shumta.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë personave që kanë mbetur të lënduar.

Ende nuk dihet sa persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja e fortë.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe grupi hetimor që do të punojë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, trafik i rënduar është krijuar në autostradë, në drejtim të Durrësit.