Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili u shprej në një emision televiziv se disa nga delegatët e Kuvendit të PD-së kishin firmosur pasi kishin kthyer nga një teke raki.

Berisha shprehet se ofendimet si “llum, naivë, pijanecë”, nuk vijnë nga Rama, por nga drejtuesit më të lartë të PD-së, duke kërkuar edhe reagimin e demokratëve.

“Antiamerikane, llum, naive, pijanece …. keto ofendime per demokratet nuk vijne nga Rama por nga drejtuesit me te larte te PD”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se Bardhi i mohoi fillimisht deklaratat e bëra, por tashmë etiketimet e tij ndaj demokratëve kanë dalë dhe me video.