Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës.

Policia bën me dije se i moshuari ka pësuar arrest kardiak sapo është futur për tu larë në det.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.