Ka ndërruar jetë i moshuari, i cili pësoi djegie në banesën që mori flakë.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, në lagjen nr.4 ku 89-vjeçari Koço Zhidro së bashku me një 47-vjeçare me iniciale B.B., e cila kujdesej për të moshuarin janë çuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u raportua se 89-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës.