Një kontroll rastësor mëngjesin e sotëm në Velletri të Italisë çoi në arrestimin e tre personave për trafik droge, mes të cilëve dy shqiptarë.

Operacioni u krye nga oficerë të Karabinierëve nga Njësia Operacionale, të cilët gjatë një patrullimi të zonës, ndaluan një automjet të dyshimtë në ‘Via Fontana delle Fosse’.

Oficerët kryen një kontroll ndaj dy 39-vjeçarëve dhe partneres italiane të njërit prej tyre, një vajzë 24-vjeçare. Një sasi prej 100 gramë kokainë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar. U sekuestruan gjithashtu para dhe peshore.

Pasi filluan hetimet e tyre, oficerët hetuan më tej situatën, duke kryer një inspektim të plotë të automjetit dhe të pasagjerëve të tij.

Më pas kontrolli u shtri në shtëpitë e tre të dyshuarve. U gjetën dhe sekuestruan gjithsej 100 gramë kokainë, një peshore precize me gjurmë të së njëjtës substancë dhe 400 euro në para të gatshme, një shumë që hetuesit besojnë se është fitimi i trafikimit të drogës.

Dyshohet se të tre janë pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës në Itali. Droga, materialet e paketimit dhe paratë e gatshme u sekuestruan. Dy 39-vjeçarët dhe gruaja e re u arrestuan me akuzën e posedimit me qëllim shitjeje dhe u dërguan në Gjykatën e Velletri, ku një seancë dëgjimore për vlefshmërinë e saj do të mbahet në orët në vijim.

Media italiane informon se ditët e fundit në këtë zonë, pronari i një pike bastesh, kushëri i bosit të mafias shqiptare Elvis Demce, u zu në pritë. Shqiptari, i zënë në befasi nga pas ndërsa kthehej në shtëpinë e tij, u qëllua në këmbë në rrethana ende të paqarta.