Plagoset me thikë një person në Durrës, arrestohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. G., 31 vjeç, banues në Durrës.

Pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. Q.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.