Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku mbeti i plagosur me thië një 55-vjeçar.

Sipas njoftimit të uniformave blu, “Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.