Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht lidhur me plagosjen e mbrëmjes së sotme në zonën e plazhit.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga familjarët e saj. 34-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.