Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Plagosja ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka mbetur i plagosur pas të shtënave, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.

Ndërkohë ambulanca dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.