Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për “Express” nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Rasti sipas policisë ka ndodhur sot rreth orës 16:30.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke u marrë me rastin.

”Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.