Një plagosje me thkë është regjistruar pranë sektorit Hekurudha, në lagjen nr.13 të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, policia është vënë në ndjekje të autorit, por nuk dihen ende të dhëna për personin e mbetur i plagosur. Sipas të njëjtave burime, dy personat e përfshirë në konflikt janë rreth 30 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen efektivë të policisë së Durrësit dhe forcave “Shqiponja”.