Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar, ku një i ri rreth 20 vjeç është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është bashkëmoshatar me të plagosurin dhe banues në lagjen nr. 18 të qytetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa priten detaje të reja në vijim.