Një plagosje për motive të dobëta është regjistruar në Durrës, ku ka mbetur i p;lagosur një 34-vjeçar.

Autori i ngjarjes, shtetasi A.Ç. 40 vjeç banues në lagjen nr.3 u arrestua në flagrancë, ndërsa i plagosuri E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, ndodhet jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës, pasi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës.