Një plagosje në rrethana të paqarta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr 13 në Durrës.
Në videon e mëposhtme që ka siguruar “DurrësLajm” shihet momenti kur e plagosura, e cila nga informacionet paraprake dyshohet të jetë turiste, po shoqërohet me ambulancë drejt spitalit të Durrësit.
Detaje të reja priten në vazhdim.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.