Alfred Skonja, durrsaku i arrestuar sot pasi u zbulua se do të kryente një krim, e më pas makinën e vjedhur do e digjte me benzinë, është personazh i njohur për policinë.
Burime policore bëjnë me dije se, 29-vjeçari Skonja ka qenë pjesë e një grupi kriminal që vepronte kryesisht në plaçkitje dhe vjedhje.
Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh në qendër të Durrësit.
Pas disa përpjekjeve dhe hetimeve intensive, policia bëri të mundur arrestimin e grupit kriminal, duke prangosur shtetasit Alfred Skonja, Arber Bardhi, Sali Ndregjoni dhe Ismail Deshuka. Ata u akuzuan për disa vjedhje në Durrës dhe u dënuan me burg.
Skonja, i arrestuar sot nga policia e Durrësit, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu.