4 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit këtë të hënë për vepra të ndryshme penale.

Në një njofim zyrtar për mediat, blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se kanë arrestuar:

-Sh. M., 37 vjeç dhe I. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, dy punonjës policie, gjatë shoqërimit në Komisariat; 

-G. Gj., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës;

-E. R., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur 2 biçikleta, në lagjet nr. 18 dhe nr. 8.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, mbyll njoftimin DVP.