Punimet pa leje në një banesë në Fermë Sukth janë bërë shkak i një konflikti fizik mes punonjësit të policisë dhe kushëririt të pronarit të banesës.

Ditën e djeshme, në Fermë Sukth, në banesën e shtetasit P. Ll., 64 vjeç kushëriri i tij, shtetasi A. A. 42 vjeç ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e Policisë që po kryente verifikimet për ndërtim të paligjshëm.

Pas ngjarjes, uniformat blu të Manzës arrestuan në flagrancë 42-vjeçarin nga Hamallaj, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë u shpall në kërkim pronari i banesës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe vijon puna për kapjen e tij.