Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 37-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa viktima me inicialet A.L., ishte duke kaluar rrugën tek rrethrrotullimi i Saukut dhe një makinë ka përplasur për vdekje atë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe ambulanca e cila ka nisur menjëherë për në spital 37 vjeçarin, i cili nuk ka mundur të jetojë dhe ka humbur jetën rrugës.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit E.D., 25 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 për veprimet e mëtejshme.