Një 35-vjeçar me iniciale A.L. ka humbur jetën ditën e sotme teksa po krasiste pemët në lagjen nr 13 në Durrës.

Sipas policisë, 35-vjeçari ka rënë nga koshi i vinçit të punës e për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes