Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në territor, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që kryejnë punime ndërtimi në tejkalim apo në shkelje të akteve ligjore, kanë konstatuar dhe goditur një rast tjetër të paligjshmërive në këtë fushë, duke vënë në pranga 3 persona.
Kështu, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. R., 36 vjeç, H. M., 50 vjeç dhe F. M., 49 vjeç, banues respektivisht në Durrës, Kamëz dhe Tiranë.
Ata janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi në biznesin (lokal) e 36-vjeçarit, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.