Një i moshuar është mbytur sot në plazhin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se 80-vjeçari M.H., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.