Një aksident ka ndodhur pak minuat më parë në lagjen nr.4 në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, një mjet me drejtuese shtetasen V. D., 44-vjeçe, ka goditur shtetasin M. L., 45-vjeç, që ishte duke qarkulluar me biçikletë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 27.11.2021, rreth orës 11:00., në lagjen Nr.4 Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen V. D., 44 vjeçe, ka goditur shtetasin M. L., 45 vjeç., që ishte duke qarkulluar me biçikletë,i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.