Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Nikla”, ku janë arrestuar 2 persona dhe janë sekuestruar 41 kilogram lëndë narkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: M.B., 40-vjeç dhe G.T., 40-vjeç, të dy banues në Nikël.

Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Nikël-Tapizë.

Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me kanabis, me peshë 41 kilogramë.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Nikla”.

Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shitjen e një sasie lënde narkotike nga 2 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në aksin rrugor Nikël-Tapizë, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.