Policia Bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me Drejorinë e Taksave dhe ndërmarrjen e UKD-së kanë ushtruar kontrolle në disa pika lavazhi të qytetit.

Bëhet me dije se gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 6 lavazhe, janë vendosur 2 masa administrative, si dhe është pezulluar 1 subjekt pa leje nga bashkia.

Policia Bashkiake njofton se “Në ditët në vazhdim këto kontrolle do të ushtrohen ndaj të gjtha këtyre subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Bashkisë Durrës.”

Postimi i plotë:

Në zbatim të Planit të Masave, shërbimet e Policisë Bashkiake në bashkëpunim me kolegët e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe të ndërmarrjes UKD kanë kryer kontroll ndaj disa subjekteve të cilat ushtrojnë aktivitetin “Lavazh”.

Në ditët në vazhdim këto kontrolle do të ushtrohen ndaj të gjtha këtyre subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Bashkisë Durrës.

Gjatë ditës, sot janë kontrolluar 6 subjekte të tilla, janë vendosur 2 masa administrative me gjobë “Për mos shlyerje të detyrimeve në kohë ” , si dhe është pezulluar 1 subjekt pa leje nga bashkia.