Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e nesërme, nga ora 12.00 deri në orën 24.00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në të dyja senset e rrugës “Taulantia”, në lagjen nr. 1, Durrës, nga hotel “Aragosta” deri te hotel “Ferrara”.

Uniformat blu, bëjnë me dije se kjo masë është marrë për mbarëvajtjen e aktivitetit për sigurinë e personaliteteve të larta.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit me qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve të Durrësit, në bazë të planit të masave të DVP Durrës, për mbarëvajtjen e aktivitetit për sigurinë e personaliteteve të larta ju njoftojm, se;

Më datë 06.06.2024, nga ora 12.00 deri në orën 24.00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në të dyja senset e rrugës “Taulantia”, në lagjen nr. 1, Durrës, nga hotel “Aragosta” deri te hotel “Ferrara”.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e bizneseve në këtë rrugë, të drejtuesve të automjeteve, për masat e sigurisë dhe apelon për të shmangur qarkullimin në këtë aks rrugor në funksion të zbatimit të këtij vendimi.