Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 14 leje drejtimi, nga të cilat: 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 8 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.

Janë vendosur 1568 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

  • 304 masa për tejkalim shpejtësie;
  • 135 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 5 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 105 masa për përdorimin e aparatit celular;
  • 247 masa për parakalime të gabuara;
  • 382 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
  • 5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • 385 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.