Policia e Shtetit feston ditën e sotme 109 vjetorin e themelimit të saj dhe në kuadër të kësaj dite në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u organizua një ceremoni, ku i ftuar ishte dhe Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto, kryetari i Këshillit Ani Dyrmishi, dhe Drejtori i Drejtoris Arsimore dhe Kulturës Adrian Gurra.

Drejtori i DVP-së Durrës, Neritan Nallbati gjatë fjalës së tij në cermoni, u shpreh se “kjo festë e gjen Policinë e Shtetit, si një nga shërbimet më avangradë të administratës publike dhe një nga institucionet me të besuara.”

Nallbati tha se në nder të punonjësve të policëve të rënë në detyrë, është vendosur identifikimi i një rruge në qytetin tonë me emrin e Dëshmorit të Atdheut “Benedik Brahja”.

Në këtë ceremoni gjithashtu u dekoruan me çertifikatë mirënjohje për punë të mirë, Shefi I Komisariatit Policisë Durrës Vilson Bala dhe Shefi i Shërbimeve të Specializuara Mels Koçi.

NJOFTIMI I PLOTE:

Sot, Policia e Shtetit feston 109- vjetorin e krijimit të saj.

Me këtë rast, në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë u organizua një ceremoni, ku i ftuar ishte dhe Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, kryetari i Këshillit z.Ani Dyrmishi në bashkinë Durrës, dhe Drejtori i Drejtoris Arsimore dhe Kulturës z. Adrian Gurra.

Fjala e Drejtorit të Policisë Vendore Durrës Neritan Nallbati:

I nderuar z. Prefekt i Qarkut Durrës, të nderuar kolegë,

Mirë se keni ardhur, për të kremtuar së bashku, 109 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Historia e Policisë e Shtetit është po aq e vjetër sa edhe vetë Shteti Shqiptar, njëkohësisht e re e në konceptin e ushtrimit të detyrës dhe filozofinë e policimit.

Misioni ynë është, shërbim ndaj qytetarëve për të ofruat rend dhe siguri, gjithashtu është shërbim që garanton zbatimin e ligjit duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, si shprehjen më e lartë të demokracis së një vendi dhe pasqyrën e vertetë të një shteti demokratik.

Me kënaqësi e them se, falë mbështetjes dhe vëmëndjes së veçantë të dhënë nga Qeveria, dhe nga Ministria e Brendshme, kjo festë e gjen Policinë e Shtetit, si një nga shërbimet më avangradë të administratës publike dhe një nga institucionet me të besuara.

Kjo vlen edhe për strukturat e qeverisjes vendore në Qarkun e Durrësit dhe në veçanti Bashkisë dhe Prefekturës Durrës, te cilat jo vetëm kanë qënë mbështetës institucionale të veprimeve të DVP Durrës, por dhe të ndihmës në disa projekte rinkonstiksioni të ambjenteve apo projektin e kamerave të qytetit që tashmë do të vihet në zbatim.

Sot Policia e Shtetit ofron më shumë shërbime, zotëron më shumë mjete dhe teknologji të avancuar, ka një staf më të trajnuar, më të paguar dhe më të motivuar për ti shërbyer me cilësi komunitetit.

Policia e Shtetit tashmë ka strategji të qatra për një luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunëshëm, trafiqe të paligjshëme dhe të gjitha paligjshëmërive.

Rezultatet e arritura në rrugëtimin tonë, janë bërë të mundura në saj të përkushtimit të punonjësve të policisë, angazhimet dhe në jo pak raste të vetëmohimit të tyre.

Ndaj sot është një nga ato ditë të veçanta ku ne nuk i harrojmë, por i kujtojmë dhe përulemi me shumë respekt sakrificë sublime të heronjve tanë të policisë, të cilët nuk kursyen as jetën në luftën ndaj krimit.

Në nder të punonjësve të policëve të rënë në detyrë në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, është vendosur identifikimi i një rruge në qytetin tonë me emrin e Dëshmorit të Atdheut “Benedik Brahja” ku në këtë përurim ishte pjesëmarëse dhe vajza e tij punonjëse policie Klaudja Brahja.

Në këtë ceremoni gjithashtu u dekoruan me çertifikatë mirënjohje për punë të mirë, Shefi I Komisariatit Policisë Durrës z. Vilson Bala dhe Shefi i Shërbimeve të Specializuara z.Mels Koçi.

Duke ju falenderuar të gjithëve për pjesëmarjen!

Gëzuar109-vjetorinPoliciaeShtetit#DVP_Durrës#nëshërbimintuaj