Dy të rinj të moshave 27 dhe 34 vjeç u arrestuan në Durrës, pasi kanë shkëmbyer drogë me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 34 vjeç dhe F. R., 27 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit A. H. janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari ia ka blerë lëndën narkotike, 27-vjeçarit F. R.