Policia Gjirokastër

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit R. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar. Pas testit të alkoolit, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur.

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

-Po nga këto struktura u arrestuar në flagrancë shtetasi A. G., banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor, me një mjet tjetër, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shkaktuar dëme materiale.

-Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

•Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;

•Janë vendosur 367 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
– 45 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
– 120 masa për parakalime të gabuara;
– 1 masë për shpejtësi mbi normën e lejuar;
– 105 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
– 91 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.