Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Porto Romano ku ndërroi jetë një marinar.
Viktima është shtetasi Y.B. pjesëtar i ekipazhit të anijes. Sipas policisë, dyshohet se i riu është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e anijes dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja u regjistrua sot në mesditë rreth orës 12:00, teksa për nxjerrjen e trupit të viktimës nga kabina e anijes u angazhuan forcat zjarrfikëse.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.