Policia Rrugore e Durrësit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë një jave, janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, 4 për drejtim mjetesh, në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjetesh, pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit.

Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Në këtë kuadër, gjatë një jave, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1824 drejtues mjetesh, të ndarë:

614 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;

74 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

210 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

641 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

285 drejtues automjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.