Policia Rrugore e Durrësit ka ndërmarrë kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Sipas njoftimit të policisë gjatë një jave:

-Janë arrestuar 3 drejtues automjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 1 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

-738 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

-67 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

-112 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-31 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

-460 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.