Policia Rrugoe e Durrësit ka ndërmarrë masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë një jave janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 2 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 24 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 17 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Po ashtu, janë vendosur edhe 1326 masa administrative.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Policia Rrugore, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 2 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 24 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 17 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1326 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 325 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 71 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 125 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 13 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 7 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 300 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 5 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 18 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 462 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.