Shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i lirë”, me synim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Komisariati i Policisë Kavajë, në dy zona të ndryshme të bregdetit në Golem, u evidentuan dhe u liruan hapësira të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Si rezultat, u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë.
Në një prej rasteve, një shtetase pretendonte se kishte leje për shfrytëzimin e hapësirës, por nuk paraqiti dokumentacionin përkatës. Në përfundim të veprimeve, Policia referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Lirohen 2 hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrohen 190 komplete me çadra dhe shezlongë.
Proedohet penalisht 1 shtetase.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në 2 hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.